Shtohen fëmijët me probleme me shikimin/ Mjekët okulistë: Një brez që po vuan nga miopia (VIDEO)

Shtohen fëmijët me probleme me shikimin/ Mjekët okulistë: Një brez që po vuan nga miopia (VIDEO)

Fëmijët të diagnostikuar me probleme në shikim në Shqipëri po shënojnë rritje nga viti në vit sipas mjekeve okulist. Një ndër problemet më të shpeshta të hasura tek fëmijët është miopia, çrregullime të shikimit që e bëjnë të vështirë dallimin e objekteve në distancë. Mjeku okulist Amarildo Belshi shprehet se ky është një fenomen që po vërehet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës. 

 

Sipas tij, studimet globale kanë treguar se nëse ritmi i përdorimit të teknologjisë vazhdon të rritet dhe fëmijët kalojnë gjithnjë e më pak kohë duke zhvilluar aktivitete jashtë, në vitet e ardhshme mbi 70% e të rinjve do të preken nga miopia. 

 

Nga ana tjetër, mjeku okulist Rubin Topi thekson se roli i prindërve është vendimtar për të identifikuar shenjat e para të problemeve me shikimin.

 

Për të mbrojtur shikimin e fëmijëve, mjekët rekomandojnë kufizimin e përdorimit të pajisjeve elektronike dhe krijimin e një rutine më të shëndetshme për sytë. Ata sugjerojnë që gjatë përdorimit të ekraneve të bëhen pushime të shpeshta, ndërsa aktivitetet në ambient të hapur të jenë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy