Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Aliaj: Nuk besoj që Bullgaria ka aq forcë sa të pengojë zgjerimin (VIDEO)

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Aliaj: Nuk besoj që Bullgaria ka aq forcë sa të pengojë zgjerimin (VIDEO)

Kryefjala e zhvillimeve në politikën e jashtme është Samiti i Bërdos në Slloveni, ku janë mbledhur liderët e vendeve të rajonit dhe krerë të lartë të Bashkimit Europian,  për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

I ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, profesor Ilir Aliaj, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, u shpreh se “drita jeshile” sipas tij për Shqipërinë do të vie po ti bëjmë vendi unë, “detyrat e shtëpisë”.  

“Unë do të preferoja që kjo datë të kishte filluar dje, por nëse ne nuk bëjmë detyrat e shtëpisë, jam pak skeptik në këtë drejtim. Ne duhet të bëjmë maksimumin, p.sh. disa gjëra janë të vështira për tu bërë dhe BE e di shumë mirë, partnerët tanë në SHBA e dijnë këtë gjë, pastaj si komisionerja Von der Layen dhe Oliver Varhelyi  janë optimist”.  

Megjithatë, Aliaj, është i mendimit se Bullgaria nuk e ka forcën e “ndëshkimit”, për të mbajtur peng Shqipërinë, përmes Maqedonisë së Veriut.

“Unë nuk besoj qe Bullgaria ka aq forcë sa të pengoj zgjerimin, sepse një telefonatë nga Brukseli, nga Parisi, apo Berlini, dhe po të jetë edhe nga Uashingtoni pastaj, Bullgaria e lëshon menjëherë, por e gjitha kjo besoj që është një “skuz”, për të na thënë ne që do të bëni ju detyrat e shtëpisë, Kjo çështja e Bullgarisë unë nuk e shoh që të jetë një arsye që të pengoj ecjen përpara. BE ka nevojë sot, që të mbyll gjeopolitikisht Ballkanin Perëndimor, ngjarjet në Kosovë treguan se sa e rëndësishme është për BE demokratizimi, paqja për këtë pjesë të rajonit, i vogël në dukje, por shumë i rëndësishëm nga pikëpamja gjeopolitike për BE dhe SHBA” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy