Burri vret gruan në Shkodër/ Mërtiri: Psikologjikisht, shoqëria shqiptare është në kushte klinike

Burri vret gruan në Shkodër/ Mërtiri: Psikologjikisht, shoqëria shqiptare është në kushte klinike

Duke komentuar krimin e rëndë në familje që tronditi këtë të enjte Shkodrën, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me armë gjahu, sociologu Ergys Mërtiri analizoi faktorët shoqërorë që, sipas tij, ndikojnë në shtimin e rasteve të dhunës.

 

Për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri u shpreh se, nga pikëpamja psikologjike, shoqëria shqiptare po kalon një krizë të thellë, ku dhuna shihet gjithnjë e më shumë si mënyrë për zgjidhjen e konflikteve.

 

Psikologjikisht, kjo shoqëri është në kushte klinike. 

Dhuna është kthyer në instrumentin kryesor me të cilin shumë njerëz përpiqen të zgjidhin problemet e tyre. 

 

Kjo tregon se kemi të bëjmë me një shoqëri në kushte ekstreme dhe psikologjikisht të sëmurë.

 

Edhe familja ka humbur busullën. Njerëzit nuk dinë më të mbajnë një familje, të bashkëjetojnë, të sakrifikojnë apo të kontribuojnë për njëri-tjetrin.

 

 Shpesh mbizotëron egoizmi dhe, kur dikujt nuk i shkon diçka sipas dëshirës, arrin deri në kryerjen e akteve ekstreme.

 

Shoqëria ka nevojë të ndryshojë. Duhet të rikthejmë kuptimin e roleve në familje, të mënyrës se si ndërtohen marrëdhëniet mes bashkëshortëve dhe të edukojmë kulturën e dialogut.

 

Sot, për shumë njerëz, dhuna është parë si i vetmi mjet për të zgjidhur konfliktet, dhe kjo është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë sonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy