Resuli: Mbështetja për bujqësinë vetëm fjalë, thërrime që nuk shërbejnë për asgjë (VIDEO)

Resuli: Mbështetja për bujqësinë vetëm fjalë, thërrime që nuk shërbejnë për asgjë (VIDEO)

Bujqësia edhe pse është një nga prioritetet e qeverisë, në vitin 2022 do të marrë më pak para se në vitin aktual. Sipas të dhënave në relacionin e projektbuxhetit shpenzimet e parashikuara janë më pak se buxheti i vitit të kaluar.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN, eksperti i bujqësisë Ervin Resuli deklaroi se bujqësia dhe blegtoria kanë një problem shumë të madh duke mos pasur mbështetjen e duhur nga qeveria. Sipas tij për këtë vit qeveria jep vetëm 6.5 mln euro, të cilat Resuli i ka cilësuar si thërrime që nuk shërbejnë për asgjë.

Pikat që prekin fermerët duhet të kishin marrë në konsideratë vështirësitë e fermerit por kanë qenë disa ndryshime që nuk ka në ndikuar drejtpërdrejt te fermeri. Në dukje duket se fermerit është lehtësuar, por nuk është kështu. Rëndom ndodh këtu që ndryshimet bëhen pa konsultim apo me organizata që janë të shkëputur nga realiteti me fermerët. Ka pasur pjesërisht konsultime. Bujqësia ka një problem shumë të madh, deri diku ka ardhur dhe i trashëguar pasi nuk mbështeten fermerët. Shqipëria për këtë vit jep vetëm 6.5 mln euro. Janë ca thërrime që nuk shërbejnë për asgjë, as për standarde as formalizim, bujqësia është e paformalizuar nga qeveria.

I pyetur se ka pasur një ulje të krerëve dhe prodhimit të qumështit, Eksperti i bujqësisë deklaroi se po ti referohemi INSTAT ne kemi përgjysmim të krerëve dhe jo vetëm, shifra që sipas tij duhet të ishin një kambanë alarmi, por që qeveria në këtë aspekt ka vetëm fjalë dhe jo para.

Po ti referohemi INSTAT kemi përgjysmim të krerëve, ulje të shpendarisë kemi rënie të gjësë së gjallë, në Shqipëri të dhënat duhet të ishin kambanë alarmi për ministrinë e bujqësisë. Ju është lënë një hapësirë ku u thuhet na mbështesni sa rajoni kaq e meritojnë fermerët shqiptarë. Sot ne vërtet e shesim për histori suksesi fruta perimet, por ne nuk kemi mbështetje as aty, janë bërë me kredi të fermerëve të marra në fonde të cilat kapin interesa marramendëse. Të bësh bujqësi në këto kushte për mua është heroizëm. Por një shprehje e urtë thotë ‘kur s’ka para, ka llafe’, dhe po s’ka investime për të bërë reformat dhe për të suportuar blegtorinë dhe bujqësinë pjesa tjetër është fjalë boshe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy