Zbardhet takimi i Athinës mes Ramës dhe Mitsotakis

Zbardhet takimi i Athinës mes Ramës dhe Mitsotakis

Greqia duket se e konsideron të ezauruar çështjen e marrëveshjes detare me Shqipërinë, por jo atë me zonën ekskluzive ekonomike, të cilën vetë Partia Socialiste në vitin 2010 e pati përfshirë në kërksën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Pas takimit të fundit në Athinë mes kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis dhe kryeministrit Edi Rama, qeveria shqiptare vendosi ndryshimin e grupit negociator posaçërisht për çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian për Komitetin e Stabilizim- Associmit, Manolis Kefalogiannis, ka thënë se kjo është një çështje bilaterale që duhet të zgjidhet mes dy vendeve.

Sipas Kefalogiannis, në atë takim, Rama ka rënë dakord edhe për të drejtat e pakicave dhe respektimin e pronave.

"Për Shqipërinë, mbetet i rëndësishëm respektimi i plotë i të drejtave të sovranitetit të vendeve fqinje, i të drejtave të pakicave – si i minoritetit kombëtar grek, i së drejtës së vetëvendosjes dhe zgjedhjes së lirë të identitetit fetar dhe respektimit të pronave personale për të cilat kryeministri shqiptar, Edi Rama, u pajtua gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë dhe takimit të tij zyrtar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis", deklaroi zyrtari grek.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy