Shtimi i numrit të të infektuarve në Shkodër/ Lleshaj: Do thellojmë masat e sigurisë, duhet ndërgjegjësim

Shtimi i numrit të të infektuarve në Shkodër/ Lleshaj: Do thellojmë masat e sigurisë, duhet ndërgjegjësim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qëndruar sot në Shkodër, ku ka theksuar se do ketë thellim të masave të sigurisë, sa i takon parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Ministri i Brendshëm, gjatë vizitës në Shkodër u shoqërua nga  Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një prononcim për gazetarët, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, theksoi se mos respektimi i masave të sigurisë ka sjell dhe rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19 në Shkodër.

“Do të thellojmë masat e sigurisë në Shkodër me qëllim, që të evitojmë grumbullimet. Nuk është koha për të bërë ceremoni as për të respektuar të vdekurit siç meritojmë apo gëzimet. Jemi në një kohë anormale dhe duhet ndërgjegjësim. Mesazhi është të bëjmë maksimumin për të frenuar dhe kapërcyer këtë situatë jemi në fazë kritike dhe maksimumi që mund të bëjmë është: Kush nuk ka punë të rrijë në shtëpi shkurt e saktë. Nuk kemi kohë të bëjmë takime e biseda”,theksoi Lleshaj.

Gjatë vizitës Lleshaj dhe Veliu kryen inspektime në disa tregje, si në Rus, Zdrale dhe zona të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy