Papa Françesku ka bërë daljen e parë publike pasi iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar.
Ai u shfaq në ballkonin e spitalit në Romë duke përshëndetur dashamirësit për 10 minuta.

84-vjeçari është shëruar nga operacioni për të hequr një pjesë të zorrëve të tij të trasha në Poliklinikën Agostino Gemelli në Romë.

Qëndrimi i tij në spital pritet të zgjasë edhe 7 ditë, ndërsa ende nuk është e qartë se kur do të rikuperohet plotësisht.



