
Ka nisur protesta e opozitës para kryeministrisë.

Për mikrofonin e “Të paekspozuarit” në MCN tv, zëvendës Presidenti i Partisë së Lirisë, u shpreh se pjesëmarrësit në këtë protestë duhet të tregojnë dhe të demonstrojnë se duhet të marrin në dorë fatin e tyre pasi Edi Rama ka shkelur kontratën me popullin.
Populli duhet të marrë në dorë fatet e tij. Kjo protestë nuk duhet ndalur deri në fund.
Pavarësisht se Rama udhëton me avionë 20 milionë €, ai ka shkelur kontratën me popullin.
Një ditë ai do të përgjigjet dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.



