Shefi i Sigurisë së Rusisë: Demokracia amerikane, një fasadë

Shefi i Sigurisë së Rusisë: Demokracia amerikane, një fasadë

SHBA nuk është në të vërtetë një demokraci dhe as nuk kërkon të promovojë demokracinë në marrëdhëniet e saj me kombet e tjera, në kundërshtim me pretendimet e Uashingtonit, ka thënë zyrtari i lartë rus i Sigurisë, Nikolay Patrushev. Ai i bëri këto komente teksa komentoi 'Samitin e ardhshëm për Demokraci' të organizuar nga qeveria amerikane.

Patrushev, i cili është sekretar i Këshillit të Sigurimit rus, e përshkroi ekonominë amerikane si "të varur nga korrupsioni dhe lidhjet lobuese që shkojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill".

Interesat e korporatave kanë rrëmbyer levat e pushtetit politik në SHBA dhe përdorin ndikimin ndërkombëtar të vendit për të ndjekur axhendën e tyre, tha ai në një intervistë për gazetën Rossiyskaya Gazeta, që do të publikohet e plotë sot. 

Uashingtoni ndjek të njëjtën qasje në arenën ndërkombëtare, ku pretendon të jetë kampion i demokracisë, por shpërfill sovranitetin e kombeve të tjera, tha Patrushev. Ai beson se kjo “hipokrizi” do të shfaqet në Samitin për Demokraci, i cili do të nisë këtë javë në Uashington.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy