
Një person ka humbur jetën si pasojë e përmbysjes së një kamioni gjatë natës në periferi të Ballshit,
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve.
Mësohet se është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin Ferdi Metushi, 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Lidhur me ngjarjen grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



