Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë po diskuton për shpenzimet e parashikuara në projekt-buxhetin 2022.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në fjalën e saj parashtruese deklaroi se projektet në ujësjellës-kanalizime do të marrin 13.8 miliardë lekë. Në këtë sektor sipas saj edhe FSHZH do të ketë 18.3 miliardë lekë për investimet në infrastrukturë dhe ujësjellës kanalizime.
Ndërsa, gjatë diskutimeve ka pasur një përplasje mes ministres dhe deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Kjo e fundit, ndërsa citonte një raport të Këshillit të Lartë të Shtetit tha se për të paktën 5 kontrata koncesionare, në 4 prej tyre në shëndetësi po paguhen nga buxheti i shtetit dhe nuk po merret asnjë shërbim.
Po ashtu, Tabaku tha se në shqetësues është fakti që po flitet për krizë energjetike, por “ kjo nuk po reflektohet në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër, ministrja Ibrahimaj theksoi se çmimet energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.
Tabaku: Thatë 18 miliardë. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i të përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më i madh janë PPP.
Ibrahimaj: Ka ngatërrime të koncepteve dhe mos lexime të buxhetit. Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit. Në nuk i fshehim detyrimet e prapambetura.
Tabaku: Po drejtoheni me arrogancë. Çdo dokument që kalon në këtë komision e lexoj. Nuk ju përgjigjet 75% të pyetjeve.
Ibrahimaj: Nuk ka arrogancë. Më vjen keq që u konceptua si e tillë. Por kërkoj të mos shtrembërohen faktet.



