Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura, me periudha të shkurtra kthjellimesh.
Reshje të dobëta shiu deri lokalisht mesatare, priten në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata lokale.
Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta shiu.
Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 700 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C



