
Rusia mund të shkojë drejt një përplasje civile ose puçi ushtarak. Kjo pasi situata brenda forcave ruse në Ukrainë ka shpërthyer teksa mercenarët e grupit Vagner janë kthyer kundër ushtrisë së rregullt të presidentit Putin. Jevgeni Prigozhin kontrollon 50 mijë ushtarakë dhe ka marrë nën kontroll bazën më të madhe logjistike ruse të luftës, atë në Rostov. Këtë kthesë në Rusi, politologu Ilir Kalemaj, e cilëson veçse një puç ushtarak, por që nuk ka parametra të luftës civile. Sipas tij, nëse Vagner do të vijë në pushtet, kjo ngelet për tu parë, por në çfarëdo rasti, do të mbetet një regjim autokratik. "Nuk mund të flitet për grushtet, por mund të flitet për një puc, i cili kryhet dhe nga grupe të tjera, mund ta quajmë revoltë, kryengritje. Është shumë interesante se sot bëra një paralelizëm, ky është rasti i tretë ndoshta në historinë ruse, e para ka qenë më ushtrinë e Carit, ku ata kanë humbur në mënyrë të bëftë luftën me ushtrinë japoneze, gjë që bëri që të fillonte një radhë kryengritjes që quan në mënyrë ultimative në fundin e regjimit carist. Nëse në rastin konkret do të kemi sukses në këtë kryengritje ose në këtë puq, atëherë do ishte më interes jo përsa i përket formës së regjimit të pushtetit në Rusi, d.m.th. pushteti në Rusi është autokratik, mund ti vëmë çfarëdo emri brenda autoritarizmit, është më tipare sultanistike apo me pikëpamje totalitare, do të sillet më shumë si një regjim junte nëse do vijë Vagneri në pushtet apo jo, kjo ngelet për tu parë, por në çdo rast do të jetë një regjim autokratik, në regjim i cili është dukë operuar në një luftë të ftohtë, e cila përmes armëve hibride pra ne sot kemi një luftë hibride. Kemi të bëjmë më një puc, nuk ka parametra të luftës civile".



