Moti në një javë/ Gjoni: I qëndrueshëm dhe me diell, por me temperatura në ulje (VIDEO)

Moti në një javë/ Gjoni: I qëndrueshëm dhe me diell, por me temperatura në ulje (VIDEO)

Java që sapo ka nisur do të vijojë të jetë e qëndrueshme dhe me intervale të gjata me diell, sipas parashikimit të IGJEUM.

Meteorologia Anira Gjoni tha për “MCN Live” se temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë, por do të mbeten brenda vlerave normale për stinën e dimrit.

Java do të karakterizohet nga temperatura më të ulëta, por në prani të rrezeve të diellit. Nuk priten reshje dhe kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme. 

Temperaturat do të jenë tipike për muajin dhjetor:

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të zbresin në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 15°C.

Në zonat e ulëta, minimalet do të jenë rreth 3°C, ndërsa maksimalet deri në 14°C.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin në 1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 11°C.

Gjatë gjithë javës, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy