
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se bota e krimit në Durrës është më fluide se ajo në Shkodër apo gjetkë.
Duke folur për përfshirjen e botës së krimit në zgjedhje, Lala tha se para disa kohësh një person që synonte bashkinë e Durrësit ka udhëtuar drejt Dubait dhe ka takuar një personazh të botës së krimit me qëllimin që ky i fundit të ndikonte në futjen e tij në lista si kandidat potencial për kryebashkiak.
Bota e krimit në Durrës nuk është statike. Në Durrës janë më fluid, lëvizin sipas interesave. Për ata ka rëndësi që emri i tyre të jetë i preferuar për të qenë në një pozicion, si kandidat për kryetar bashkie apo këshilltar. Di që para disa kohësh një person që nuk është fare në listën e PS për kryetar bashkie ka udhëtuar në Dubai për të marrë garanci atje nga një personazh i botës së krimit që mund të ndërhynte dhe t’i garantonte rënditje në lista si kandidat i mundshëm. Si kandidat për kryetar bashkie në Durrës, por tani s’është opsion. Dikush që synonte bashkinë e Durrësit ka udhëtuar drejt Dubait me qëllim që të ndikonte tek politika dhe të ishte emër në listë. Nuk e ka marrë këtë garanci dhe nuk do të jetë pjesë e asaj liste. Po tregoj që shkon deri këtu gjëja. Një personazh që ka investuar tek mazhoranca dhe ka synuar për të qenë kryetar bashkia. Një nga grupet e vendosura në Dubai kishte ndikim.



