Dervishi: Për Vitin e Ri hotelet dhe bujtinat thuajse 100% të zëna. Synohet turizmi elitar (VIDEO)

Dervishi: Për Vitin e Ri hotelet dhe bujtinat thuajse 100% të zëna. Synohet turizmi elitar (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së restoranteve dhe bujtinave, Kujtim Dervishi, thotë se Shqipëria është bërë një atraksion turistik dhe se për vitin e ri hotelet dhe bujtinat në zonat më të frekuentuara janë të rezervuara 100%.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ky fundviti përkoi me zbardhjen e Shqipërisë turistike, në zonat malore, duke filluar nga mali i Dajtit, Korça dhe gjithë Veriu i Shqipërisë.

Drupal Ad

Për Vitin e Ri, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën dhe Korçën janë zënë 100% hotelet e bujtinat. Por ka një rritje të vogël çmimesh.

Një hotel i mirë në Tiranë varion nga 80-120 euro. Bujtinat me 50-60 euro.

Por duke përfituar nga biletat e ulëta dhe ofertat shqiptarët ikin dhe jashtë vendit.

Kjo dëbora sikur hapi dyert pikërisht për festat. Se nuk ka kuptim të shkosh në Veri dhe mos të kesh dëborë.

Valbona, Thethi ka marrë goxha përparësi, gjithë Malësia e Madhe, Boga, kanë goxha rritje. Në Valbonë rrugët ishin të pastra.

Bujtinat e kanë rritur goxha cilësinë, edhe pse rruga është rregulluar por prapë ka vështirësi.

Valbona mbetet destinacioni numër 1 i Veriut. Edhe në Theth janë bërë goxha ndërtime, dhe sivjet ka marrë goxha përparësi.

Turistë polakë apo nga vendet nordike e vizitojnë rregullisht Shqipërinë.

Shqipëria është bërë një atraksion turistik dhe dita ditës zhvillohet.

Dhe ideja e Kryeministrit për emigrantët që kthehen në Shqipëri dhe t’i kthejnë shtëpitë në bujtina, duke i favorizuar në taksa, është ndihmesë.

Ne kërkojmë uljen e Tvsh-së për restorantet, sepse do të ulej informaliteti në këtë farë mënyre.

Ne duhet të synojmë te produktet shqiptare, s'mund të konkurrojmë me Italinë për parmixhanon.

Të huajt vijnë për mikpritjen, ushqimin dhe çmimin.

Por edhe shërbimi është rritur, se janë rritur pagat.

Ne duhet të synojmë turizmin elitar, ka ardhur koha që Shqipëria të merret me turizmin elitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy