Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor tha në studion e emisionit “FactCheck” se komisioni parlamentar për reformën territoriale duhet të bëjë dëgjesa me grupet e interesit në Kuvend dhe terren.
Duke vijuar Haxhimali tha se po ky komision duhet të dal ëme një seri rregullat se cilat duhet të jetë baza më e shëndetshme për t’i komunikuar qytetarëve nevojat në terren.
Sipas Haxhimalit të gjithë qytetarët duhet të marrin pjesë në këtë dëgjesa dhe të japin sugjerimet e tyre.
Komisioni parlamentar duhet të bëjë dëgjesa me grupet e interesit në Kuvend dhe në terren, Edhe në një kohë të dytë duhet të dalë me një seri rregullash apo kriteresh se cilat duhet të jenë baza më e shëndetshme për t’ia komunikuar qytetarëve bazuar në nevojat në terren.
Mesazhi që duhet të japim ne është ky: Qytetarë merrni pjesë në dëgjesat që do bëhen në 12 rajonet e Shqipërisë nga komisioni parlamentar. Të marrin pjesë, të ngrenë shqetësimet e tyre, të pyesin komisionerët dhe të japin sugjerimet e tyre.



