Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-Presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-Presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se Edi Rama mund të ndryshojë sistemin kushtetues në Shqipëri, duke e kthyer në gjysmë-presidencial, ku kreu i shtetit ka imunitet nga drejtësia. Sa i takon “Diellës” Alibeaj vuri në dukje se në rast korrupsioni përgjegjësinë penale do ta ketë Edi Rama, dhe presidenti ishte treguar i kujdesshëm duke e përcaktuar përgjegjësinë në dekret. 

 

 

"Kuvendi një përsëritje e shumë skenave të 4 viteve më parë. Kam përshtypjen që ky është një Parlament që të paktën për pjesën më të kultivuar të shoqërisë, s’ka asnjë risi. Ka një gjymtim të madh. Për herë të parë, hiq 97, një parti e vetme ka një masë të tillë pushteti autoritar. Do duhej një sens autofrenimi për të mos shkuar në autoritarizmi, që Ramës i mungon.

 

Rama s’pati asnjë doreze për të thënë, po do fusë duart në Kushtetutë. Ka treguar që s’ka asnjë fre në përdorimin deri në fund të këtij pushteti. Në një sistem të brishtë, pa kundërpesha, që edhe sistemin e drejtësisë po do ta mbysë në djep, kjo bëhet shumë e rrezikshme për gjithë shoqërinë. Është një kambanë alarmi që shoqëria shqiptare e ka nevojë për një reflektim të brendshëm, për të krijuar antikorpe, se te opozita s’kam asnjë shpresë.

 

 Me sa duket Rama do ta prekë në mënyrë të njëanshme, dhe të ndryshojë sistemin kushtetues, regjimin. Një sistem gjysmë-presidencial s’do më dukej çudi që Rama ta eksploronte, ku Presidenti të ishte një figurë që ka edhe imunitet. Një pozitë e tillë me imunitet, në kushtet kur rreziku i vetëm mund të vijë nga drejtësia, mund të ishte strofull e ngrohtë për çdo mëkatar.  Ndryshimi i numrit të deputetëve, është hapja e një deriçke edhe për ndryshime të tilla. 

 

Të paktën një punë të mirë Presidenti e kishte bërë sot. S’besoj se do shkojmë në marrëzinë të kemi një ministre AI, sepse s’e lejon kushtetuta. Duke futur teknologjinë, kërkon të shkëpusë përgjegjësinë njerëzore nga mëkatet, për t’ia kaluar teknologjisë. Kjo s’ndodh. Një sistem drejtësie është i tillë që dorën pas Diellës do ta gjejë dhe identifikojë si përgjegjëse, qoftë në aspektin civil dhe penal. Presidenti ishte treguar i kujdesshëm sepse kishte përcaktuar përgjegjësinë për çdo akt që ai do t’ia mveshë Diellës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy