
Finalizohet pas disa muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, operacioni policor i koduar “Game Over”, me ç’rast janë arrestuar tre shtetas që ishin në hetim për organizim të lojërave të fatit.
Gazetarja Bleona Sari, e ftuar në “MCN live”, konfirmon se tre të arrestuarit janë menaxherët e të gjitha grupeve të vogla të organimzit të lojarëvë të fatit, që operonin në qytet.
Nga informacionet që unë kam nga Komisariati i Lushnjës, ky është operacioni i 14 i lojërave te fatit që bëhet nga janari deri tani.
Tre personat që janë arrestuar nuk janë arrestuar në flagrancë por ka pasur një urdhër ndalimi nga Gjykata e Fierit, dhe në pamundësi për ti pasur emrat sepse hetimi po vijon, tre persona që janë arrestuar në këtë operacion, ishin menaxherët e të gjitha grupeve të vogla të qytetit.
Pra jemi të hallka e parafundit, të tre personat e arrestuar derisa të shkojmë të koka më me madhe e grupeve që operojnë pasi Lushnja është një problematikë shumë shqetësues edhe nuk ishte goditur më herët.
Tre personat kanë dal nga përgjimet e 14 rasteve të mëhershme dhe ishin personat të cilët jepnin dhe merrnin paratë klientëve.
Vjet ka pasur aksion me 100 të arrestuar dhe 50 prej tyre u lanë të lirë, sepse ishin klient. Nuk është problemi se policia nuk i godet, por ti nuk të arrestosh klientë, shifra të fryra.
Sipas gazetares Sari, grupi operonte në bazë të një linku, çfarë ishte e vështirë për grupin hetimor të identifikoheshin.
Ishin të organizuar në grupe të vogla dhe ata jepnin dhe merrnin para të klientëve.
E gjithë skema zhvillohej me anë të një linku, kokat më të larat kishin një link dhe me anë të saj mund te logohej por nuk mund të identifikoheshin çka ka bërë qe i tërë grupi hetimor të ketë më shumë vështirësi për ta zbardhur ngjarjen.
Kanë qene lokale te vogla dhe kanë qene punonjës të lokalit që kanë qene punëtor brenda rrjetës së tyre.



