Maliqi: Në Kuçovë vjedhje e pastër votash, krim elektorale. Nesër kallëzim në SPAK!  

Maliqi: Në Kuçovë vjedhje e pastër votash, krim elektorale. Nesër kallëzim në SPAK!  


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka denoncuar në studion e “Të Paekspozuarit”, fakte qe kanë të bëjnë me vjedhjen e votave që i është bërë atij nga PS në këto zgjedhje.

Maliqi, thotë se kanë arritur të sigurojnë fakte dhe regjistrime lidhur me vota të pavlefshme që kanë kaluar në kutitë e PS dhe se për këtë kanë bërë sot ankimin në KQZ dhe nesër do bëhet kallëzimi në SPAK.

Aty është bërë një krim elektoral, rreth orës 11 dorëzohen të gjitha kutitë në KZAZ dhe 10 min më vonë futët nga dera tjetër drejtori i qendrës kulturore dhe aty bëhet gjëma e madhe.

Në 11 30, KQZ thotë do iki të lahemi edhe vijmë në 12 h, i nxjerrin vëzhguesit jashtë, dhe mbyllet KZAZ, dhe këta kthehen në 1 pa 20min.

Nuk dimë se çfarë është bërë brenda, se i kanë nxjerrë jashtë, fillon numërimi dhe deri në ora 11 ishte Lefter Maliqi 500 vota para, 17 kutitë e fundit, gjejmë vula të MB, gjejmë kuti votimi pa vula, të gjitha i kemi të filmuara.

Kemi gjetur mospërputhje, fletë të pavlefshme, që i hidhnin te kandidati i PS.

Është bërë një masakër, sot kemi bërë ankimin , nesër do bëhet kallëzimi në SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy