Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkatërruar gjatë natës kampin e refugjatëve në Grande-Synthe në Dunkirk, në veri të Francës.
Flakët u përhapën apk orë pasi në kamp pati një përleshje në të cilën u përfshinë 150 refugjatë, pesë prej të cilëve u plagosën. Sipas autoriteteve vendore, zjarri ka lidhje me përleshjen.
Qindra refugjatë janë evakuuar nga kampi i hapur vitin e shkuar nga “Mjekët pa Kufij”.
Në kamp strehoheshin 1500 refugjatë. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, e cila nisi pas një përplasjeje mes afganëve dhe kurdëve. Për momentin nuk ka të dhëna për të plagosur nga zjarri.



