
Mbi 70,000 video janë hequr dhe 9,000 kanale janë mbyllur nga YouTube në Rusi që nga shpërthimi i luftës.
Këtë e ka thënë ekskluzivisht Guardian, i cili tregon sesi platforma pjesë e grupit Alphabet ka përshpejtuar luftën kundër dezinformatave mes përdoruesve.
Një nga arsyet pse gjigandi amerikan po bllokon filmat dhe autorët e tij rusë qëndron në përshkrimin e përmbajtjes mbi luftën si "mision çlirimtar".
Që nga fillimi i konfliktit në shkurt, YouTube ka hequr kanalet e autorëve të njohur, nga gazetari pro-Kremlinit Vladimir Solovyov tek profilet institucionale, duke përfshirë ato të lidhura me ministritë e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, të pezulluara përkohësisht nga ngarkimi i videove.



