Pikëpyetjet pas marrëveshjes private FIA-Ferrari për çështjen e dyshimtë të motorit në Formula 1

Pikëpyetjet pas marrëveshjes private FIA-Ferrari për çështjen e dyshimtë të motorit në Formula 1

Federata Ndërkombëtare e Automobilëve* ka arritur një ujdi me Ferrarin lidhur me njësinë e saj të energjisë, pasi përfundoi një hetim për motorin e tij.

Ferrari ishte në qendër të vëmendjes vitin e kaluar, për shkak të dyshimeve se kishte gjetur një mënyrë të zgjuar për të rritur fuqinë motorike përmes manipulimit të sensorit të rrjedhjes së karburantit. Sidoqoftë, ekipi hetues nuk gjeti asnjëherë shkelje të rregullave dhe asnjë ekip kurrë nuk protestoi në lidhje me këtë fakt.

Por në një deklaratë të lëshuar nga FIA të premten, organi drejtues tha se ishte arritur një marrëveshje me ekipin mbi atë që u diskutua në vitin 2019.

"FIA njofton se, pas hetimeve teknike të plota, ajo ka përfunduar analizën e saj të funksionimit të Njësisë së Fuqisë Formula 1 Scuderia Ferrari dhe ka arritur një marrëveshje me ekipin", thuhet në deklaratë.

Detajet e marrëveshjes mbeten të rezervuara për palë të treta.

"FIA dhe Scuderia Ferrari kanë rënë dakord për një numër angazhimesh teknike që do të përmirësojnë monitorimin e të gjitha njësive të energjisë në Formula 1 për sezonet e ardhshme të kampionatit, si dhe të ndihmojnë FIA-n në detyra të tjera rregullatore në Formula 1 dhe në aktivitetet e saj kërkimore mbi emetimet e karbonit dhe karburantet e qëndrueshme".

Formulimi i deklaratës së FIA është veçanërisht intrigues, pasi organi drejtues nuk deklaron se e gjeti njësinë e energjisë në përputhje të plotë me rregulloren.

Për më tepër, fakti që ka një lloj zgjidhjeje private, plus marrëveshje për të ndihmuar monitorimin e njësive të energjisë që do të vijojnë të përdoren, sugjeron që mund të ketë pasur njëfarë pazari në këmbim të mosavancimit të kësaj çështjeje në termat e hetimit.

Vitin e kaluar u nxorën një numër direktivash teknike në lidhje me atë që u lejohej dhe nuk u lejohej skuadrave të bënin me sensorët e ngadaltë të karburantit. Kjo përkon me një periudhë të kampionatit kur ka pasur rënie të avantazhit të shpejtësisë së Ferrarit.

Në një përpjekje të mëtejshme për të parandaluar që ekipet të të gjejnë mënyra për të shkelur rregullat për këtë sezon, FIA ka prezantuar një sensor të dytë të rrjedhjes së karburantit për të kontrolluar më mirë se çfarë po bëjnë ekipet.

Ferrari në mënyrë të vazhdueshme e ka mohuar shkeljen e ndonjë rregulloreje. Drejtori i ekipit, Mattia Binotto, pretendon se njësia e energjisë ka qenë gjithnjë në përputhje me ligjin.

"Gjatë tërë sezonit, ne kemi qenë një nga skuadrat më të kontrolluara, si para edhe pas direktivave teknike", tha ai në fund të vitit të kaluar.

"Pra, gjithçka që mund të ishte bërë përmes bashkëpunimit me FIA ​​është bërë. Asnjëherë nuk e kemi ndryshuar mënyrën e funksionimit të motorit për pjesën e fundit të sezonit, çka tregon se njësia jonë e energjisë ka ligjshmëri të plotë", ka thënë ai.

*Federata Ndërkombëtare e Automobilëve është një shoqatë e themeluar më 20 qershor 1904 për të përfaqësuar interesat e organizatave të automjeteve dhe përdoruesve të automjeteve motorike. Për publikun e gjerë, FIA është më së shumti e njohur si organi drejtues për shumë evente garash automobilistike, siç është e mirënjohura Formula 1. FIA gjithashtu promovon sigurinë rrugore në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy