
Yje që bien nga qielli? Çfarë janë ato që bien nga qielli në të vërtetë?
Astrofizikanti Erlad Buneci dha përgjigje për këtë pyetje gjatë programit të mëngjesit “Zgjohu në MCN”, nga Australia.
Ai shpjegoi se ato që duken si yje që bien, nuk janë në të vërtetë yje, por gur të vegjël që digjen në ajër dhe krijojnë një efekt të ngjashëm me një shenjë të shkëlqyer.
Yjet, si Dielli ynë, janë shumë larg dhe nuk mund të bien në Tokë. Ajo që ne shohim si yje që bien janë gurë të vegjël, thërrime pluhuri dhe gurësh deri në madhësinë e dorës.
Këto objekte lëvizin me shpejtësi shumë të madhe, mesatarisht 300 km në sekondë, i bie, Tiranë-Durrës për 1 sekondë i bie, me aq shpejtësi bien dhe digjen në ajër.
Pra, me atë shpejtësi, ata bien dhe digjen në ajër, dhe për këtë arsye na duken si drita që bien.
Sipas tij, nga mesi i gushtit deri në fund të muajit gusht, zakonisht ndodhin shfaqjet më të dukshme të meteoritëve, të njohura si Perseidet.
Nga mesi i gushtit deri në muajit gusht, zakonisht janë Perseidët.
Ky fenomen ndodh kur Toka kalon në një zonë që ka kaluar më parë një kometë. Kur kometa afrohet pranë Diellit, nga nxehtësia, uji i kometës avullon dhe ajo kthehet në copa të vogla, duke u shndërruar në një masë të vogël gurësh. Toka kalon përmes këtij brezi dhe kur këto gurë përplasen me atmosferën tonë, ne i shohim si meteoritë.
Drejtimi i meteoritëve që duket si rënia e yjeve ka të bëjë me "Hersinë e Perseut," që është pikërisht zona ku Toka kalon gjatë këtij periudhe.
Përsa i përket mundësisë që një asteroid të godasë Tokën, astrofizikanti Buneci theksoi se sipas llogaritjeve të reja nga NASA, shanset për një goditje janë ulur.
Do të kemi dy kalime të mundshme në vitet 2029 dhe 2036, por asnjëra prej tyre nuk ka rrezik.
Edhe pse asteroidët do të kalojnë afër, mundësia që të bien është shumë e vogël, aktualisht është gati zero.



