Kume: Koçi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese. Nuk ka vendim grupi nga PS (VIDEO)

Kume: Koçi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese. Nuk ka vendim grupi nga PS (VIDEO)

Gazetari i Mcn Tv Mariglen Kume tha në një raportim në Mcn Live se deputeti Petro Koçi ka deklaruar votën kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështje së mandatit të Olta Xhaçkës.

Kume bën me dije se nuk ka një vendim grupi nga PS mbi këtë çështje dhe vota u është lënë në dorë deputetëve.

Deputeti Petro Koçi është i pari nga mazhoranca që ka deklaruar që çështja e mandatit të Olta Xhaçkës të shkojë në Gjykatën Kushtuese pasi sipas tij ish-ministrja nuk është në konflikt interesi dhe nuk është në kushtet e lënies së mandatit. Deri më tani kemi pasur qëndrim të paqartë të mazhorëncës, duke thënë se do t’ua lërë deputetëve në dorë të votojnë pa një vendim grupi. Një tjetër zhvillim në Parlament ka të bëjë me grupin parlamentar të PD, znj. Nikolla lexoi sot vendimin e grupit të PD, duke rikthyer në grupin e PD deputetët e përjashtuar më herët nga Lulzim Basha. Pati një reagim nga ana e Alibeaj, i cili cilësoi si vijim të pazareve në skuta të errëta mes mazhorancës dhe Rithemelimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy