Mediat greke /Marrëveshja e detit me Shqipërinë për zonat ekonomike është mbyllur

Mediat greke /Marrëveshja e detit me Shqipërinë për zonat ekonomike është mbyllur

Një marrëveshje për të ripërcaktuar zonën ekskluzive ekonomi (ZEZ) në Shqipëri duket se ka përfunduar me qeverinë greke me homologët e saj në Tiranë, një zhvillim që lidhet drejtpërdrejt me interesin e drejtëpërdrejtë për kërkimin e hidrokarbureve në zonat 1 dhe 2 në detin Jon.

Siç dihet, pala shqiptare në të kaluarën ka reaguar seriozisht ndaj mundësisë së eksplorimit të hidrokarbureve në Jon, duke konsideruar se parcelat 1 dhe 2 janë gjithashtu zonat kontradiktore.

Sipas "energypress.gr", pala greke ka pranuar se marrëveshja për zonat ekonomike ekskluzive ka qenë pjesërisht gabim nga ana metodologjike, një pikëpamje e mbështetur deri tani nga Shqipëria. Athina pranon që gjiret e detit duhet të konsiderohen “të mbyllura” me qëllim që të zbatohen dispozitat përkatëse të Konventës Detare.

"Pala shqiptare ka rënë dakord përfundimisht se nuk ka asnjë pretendim për ishujt e vegjël Othon e Erikusas, çka për Greqinë ka shumë rëndësi në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, me të cilën ka përplasje për ishullin Kastelorizo”, shkruan media greke.

Nuk ishte e lehtë për të negociuar, sepse përpjekja për të gjetur dhe shfrytëzuar hidrokarburet në Greqinë Perëndimore, qoftë në detin Jon ose në tokë si Janina, Arta / Preveza, shkruan "energypress.gr", dukej një "flamurë i kuq".

Zyrtarë të qeverisë greke u shprehen optimist se problemet e së kaluarës, nga kundërshtimet e shqipërisë ndaj aktivitetit grek për kërkimin e hidrokarbureve në rajon, nuk do të përsëriten më pas firmosjes së marrëveshjes në fjalë.

Kjo marrëveshje i hap rrugën shfrytëzimit ekonomik, sidomos kërkimeve për gaz natyror, ku Greqia ka avancuar në dhënien e leje për shfrytëzim tek disa kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Sipas medias greke, tani pritet që në zonat 1 dhe 2 të nisin kërkimet pasi qeveria helene ka firmosur kontratat me disa kompani për hulimtimin dhe nisjen e punës për kërkime në det.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy