Nga sot nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë për sezonin veror

Nga sot nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë për sezonin veror

Sot fillon patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë së Shqipërisë për sezonin veror, kjo pasi një muaj më parë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit nga autoritetet policore gjegjëse.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës bënë të ditur se turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës do të udhëtojë sot për në Shqipëri.

“Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 01.07.2019. Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Patrullimi i përbashkët vjen pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga dy drejtorët e Policive, drejtorit të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy