Meta kërkon lirimin nga burgu, seanca mbahet të premten

Meta kërkon lirimin nga burgu, seanca mbahet të premten

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.

Seanca ndaj tij, për shqyrtimin e kërkesës do të mbahet ditën e premte më 19 shtator.

Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024, ndërsa kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Kërkuesi Ilir Metaj, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim revokimin e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, thuhet në kërkesën e avokatëve të Metës dërguar GJKKO.

Sakaq më 25 shator do të mbahet seanca paraprake ndaj Metës, ku shorti zgjodhi sërish Irena Gjokën, e cila do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet në SPAK. Gjoka mund të vendosë edhe pushimin e çështjes.

Më 28 korrik SPAK përfundoi hetimet, ku Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ata akuzohen për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy