
Danimarka ka bërë një arritje të madhe ditën e sotme, teksa është kualifikuar në gjysmëfinalen e Europianit. Danezët kanë mposhtur në çerekfinale Çekinë, me rezultatin 2-1. Në pjesën e parë, Danimarka u shfaq shumë mirë, duke realizuar dy herë, fillimisht me Delaney në minutën e 5-të dhe më pas me Dolberg në minutën e 42-të.
Çekët u zgjuan në pjesën e dytë, ku realizuan me Schick në minutën e 49-të, por vetëm kaq, pasi pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, nuk ia dolën dot të gjenin golin e barazimit. Kështu Danimarka prek gjysmëfinalen dhe tani pret të mësojë kundërshtarin, që do të jetë fituesi i çiftit Ukrainë-Angli.



