"Drejtësi për Learin. Të largohet Çuçi!"/ Përfundon pas një ore protesta për 32-vjeçarin që vdiq në duart e policisë

"Drejtësi për Learin. Të largohet Çuçi!"/ Përfundon pas një ore protesta për 32-vjeçarin që vdiq në duart e policisë

Ka përfunduar pas më shumë se një ore protesta për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në ambientet e komisariatit nr. 3 në rrethana të dyshimta. Fillimisht rreth orës 18:00 protestuesit u grumbulluan para Ministrisë së Brendshme ku ndezën qirinj për shpirtin e të ndjerit, dhe mandej marshimi vijoi në drejtim të Kryeministrisë.

Protesta u mbajt nën sloganin “Drejtësi për Learin”, ku kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e ministrit Bledi Çuçi, si dhe mbajtja e përgjegjësisë penale nga policët që bënë ndalimin e të ndjerit.

"Jepe dorëheqjen! Ju jeni vrasës! Kriminelë! Polici e krimit. Qeveri e krimit! Ministria e vrasjes! Poshtë Edi Rama! Poshtë kokaina! ", ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët hodhën në formë simbolike domate dhe miell në drejtim të uniformave blu. Protestuesit paralajmëruan vazhdimin e protestës në rast se nuk vendoset drejtësi për ngjarjen.

Kujtojmë që protesta e sotme qytetare është mbështetur edhe nga Partia Demokratike, ku disa eksponentë demokratë ishin të pranishëm në marshim. Kjo është protesta e dytë qytetarëve, pas asaj të zhvilluar të premten.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy