FactCheck/ Takimi joformal me gazetarët, çfarë tha Altin Dumani për dosjet e bujshme që po heton SPAK?

FactCheck/ Takimi joformal me gazetarët, çfarë tha Altin Dumani për dosjet e bujshme që po heton SPAK?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka zhvilluar disa ditë më parë një takim informal me gazetarët në të cilin i është përgjigjur pyetjeve për disa nga çështjet më të rëndësishme që po hetohen nga SPAK.

Në emisionin FactCheck, gazetari Arsen Rusta ka sjellë intervistën e plotë ku Dumani është përgjigjur për “21 janarin”, dosjen e inceneratorëve, çështjen e Berishës si dhe hetimet për ish-presidentin Meta dhe Monika Kryemadhin.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Në cilën fazë ndodhet procesi i ekstradimit për z. Arben Ahmetaj, Mirel Mertirin, Adriatik Llallën, dhe Stela Gugallajan?

Altin Dumani: Besoj e dini rolin e prokurorisë, ne jemi institucion qe i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë. Kur kërkohet material shtesë e plotësojmë por më pas i ndjek MD.

 

Gjykata e Apelit dha vendim pa ditë më parë në dosjen e inceneratorit për Namik Simixhiun, në dispozitiv gjykata dhe gjyqtari Dhimitër Lara ngriti akuzë që nuk është në kërkesën tuaj. A po hetohet inceneratori i Tiranës si grup kriminal? Apo ka lajthitje nga gjykata?

Altin Dumani: Kjo çështje është në hetim paraprak, s’mund të jap informacione. Gjyqtari i hetimit paraprak nuk mund të ngre akuzë.  Gjyqtari nuk mund të ndërhyjë në këtë moment procedural, por jo është tagër i gjyqtarit të seancës paraprake.

 

Dosja 21 janari, pas vendimit të Gjykatës së Lartë si do të procedohet? Do të regjistrohet?

Altin Dumani: Ne do të zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë. Ndiqet procedura normale. Ndoshta mund të ketë nevojë edhe për koordinim me Prokurorinë e Tiranës.

 

A ka hetim pasuror për Berishën, në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen “Partizani”?

Altin Dumani: Janë bërë hetimet e pasurisë për Berishën ka dhe vendime sekuestro në atë procedim penal.

 

A pengojnë procedurat e Azilit që ka aplikuar z. Arben Ahmetaj veprimet për ekstradimin e tij?

Altin Dumani: Dy procedurat mund të zhvillohen në të njëjtën kohë.

 

RAI3 dha një dokumentar ku pjesë ishte edhe Ahmetaj. A keni nisur hetimet kryesisht për çka ka përmendur z. Ahmetaj?

Altin Dumani: Lidhur me çështjet e inceneratorëve, kemi procedime të regjistruara. Dhe deklaratat e dhëna nga Ahmetaj, vlerësohen në kuadër të procedimeve që kemi nisur. Një nga të pandehurit është edhe Ahmetaj.

 

Kur do të përfundojnë hetimet për Dosjen Partizani?

Dumani: Kur të përfundojnë hetimet, kur ta vlerësojnë prokurorët e çështjes.

 

Ka hetim pasuror për dosjen 5D dhe masa sekuestrosh?

Altin Dumani: Nuk kam asnjë koment, çështja është ne hetim.

 

Z. Dumani keni një koment për akuzat e ish-Presidentit Ilir Meta i ka bërë edhe nga dera e SPAK edhe në media ndaj jush?

Altin Dumani: Nuk kam asnjë koment për të bërë.

 

Keni informacion që z. Belind Këlliçi thotë se drejtorët e 5D po firmosin nga burgu tendera?

Altin Dumani: Këlliçi dhe gjithsekush është i lutur të dorëzojë kallëzim dhe çdo informacion që disponon, ne e vlerësojmë dhe e ndjekim me seriozitet.

 

Keni informuar më herët se me abuzimet e fondeve të BE në projektin IPARD, keni nisur një hetim. Në cilën fazë ndodhet?

Altin Dumani: Për këtë pyetje në lidhje me fondet IPARD, do ruaj të njëjtin standard. Është çështje në hetim paraprak.

 

Keni ngritur një kërkesë për shtimin e numrit të agjentëve të BKH. Aktualisht, problem është vetëm numri i ulët i agjentëve?

Altin Dumani: Për hetuesit, numri 20 prej prokuroreve është për momentin i mjaftueshëm. Për numrin e hetuesve kemi rënë dakord me drejtuesen e BKH për rritjen e numrit, për SPAK do të ishte mirë edhe 200 por do konkludojmë në një numër objektiv.

 

Skema e mashtrimit me mikrokreditë, sa kallëzime ka për këtë çështje? Ka hetim të regjistruar dhe për cilat akuza?

Altin Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por ne nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj Bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z. Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore.

 

Kur SPAK zbret në gjykatë dhe pastaj firmosin urdhrat nga gjykata. Për zyrtarët e Bashkisë Tiranë ka pasur kërkesë nga SPAK për 19 zyrtarët? Ka pasur masë për Erion Veliajn , bllokim pasaporte apo masë tjeter?

Altin Dumani: Po përse 19 dhe jo më shumë? Reagimi është ai që kemi bërë dhe zyrtarisht, ju e keni marrë reagimin tonë. Qëllimi përse bëhen këto lajme s’ më takon mua ta komentoj.

 

Javët e fundit ka qenë në fokus Ilir Meta dhe Kryemadhi. Çfarë statusi kanë këta dy persona?

Altin Dumani: Çështja është në hetim, nuk mund të jap asnjë koment.

 

A ka zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në hetim?

Altin Dumani: Është çështje në hetim , çdo e dhënë që paraqet interes për hetimin, prokurori duhet ta hetojë.

 

Për z. Arben Ahmetajn, keni pasur shkëmbim informacioni me partnerët?

Altin Dumani: Ky është një raport konfidencialiteti me autoritetet.

 

Për Durim Bamin, keni ngritur shqetësimin për ekstradimin?

Altin Dumani: Në kemi 7 subjekte të identifikuara në Dubai, plotësojmë dokumentacionin dhe praktikën e ekstradimit. Më pas këto i ndjek Ministria e Drejtësisë si edhe në këtë rast.

 

Si janë marrëdhëniet me Policinë e Shtetit? Nisur nga operacioni për Arben Ndokën?

Altin Dumani: Raportet dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit janë shumѱ të mira. Për ta sqaruar dhe ritheksuar një pjesë shumë e vogël që kanë qenë dhe janë aty s’mund të bëjnë pis punën e policisë dhe ne bashkëpunojmë çdo ditë me ta dhe me ta i bëjmë aksionet.

 

Te çështja e Ahmetaj, shohim që ka biznesmenë të përfshirë, a janë edhe atë në hetim pasi ka korrupsion pasiv dhe aktiv?

Altin Dumani: Ajo çështje është akoma në hetim, për disa kemi konkluduar në akuza. Për të tjerët vijojnë hetimet, nuk përjashtohet askush. Di që hetohet çdo fakt dhe çdo rrethanë ne raport me pozicionin e secilit përfshi dhe biznesmenët.

 

Beleri është eurodeputet, çfarë ndikon kjo në çështjen që ka SPAK?

Altin Dumani: Tashmë Beleri është një person i dënuar me formë të prerë. Nuk ka me asnjë kompetencë SPAK sa i takon fazës së ekzekutimeve të vendimeve penale. Ne momentin që vendimi merr forme të prerë, SPAK nuk ka më asnjë implikim procedural.

 

Për çështjen McGonigal, ka një vendimmarrje?

Altin Dumani: Jemi në fazën e hetimit paraprak.

 

Për dy nga prokurorët që janë zgjedhur për SPAK, përse s’ka përfunduar procedura për znj. Anita Jella dhe z. Ndini Tavani?

Altin Dunani: Nuk mund të më drejtohet mua kjo pyetje. Do doja të kishte përfunduar shpresoj të përfundojë brenda korrikut.

 

Me operacionet që ka ndërmarrë SPAK, keni regjistruar ndonjë hetim për dekonspirim?

Altin Dumani: Po kemi hetime për dekonspirim operacionesh, se sa është numri i tyre nuk mund ta themi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy