Kikia: Dy PD-të nuk bashkohen, më mirë një fund i dhimbshëm (VIDEO)

Kikia: Dy PD-të nuk bashkohen, më mirë një fund i dhimbshëm (VIDEO)

Për gazetarin Mentor Kikia, opozita në një vend nuk është partia dhe se duhet të jetë më e madhe se ajo.

Kikia tha në MCN Live se edhe shoqëria dhe ai qytetari që ndjehet i prekur nga një vendimmarrje e padrejtë e qeverisë, duhet të jetë është opozitë.

Ndërkohë shtoi ai, këtu në mënyrë gjithnjë e më të theksuar njerëzit tërhiqen dhe ulen te kafja dhe thonë që ata atje janë opozita.

Je apo nuk je aktivist i partisë që është në opozitën e radhës, ti si qytetar duhet ta bësh opozitën tënde me mjetet që ke, në mënyrën tënde.

Llogari nuk duhet të kërkojmë pse kjo qeveri është ende në pushtet, por pse këta kanë shkatërruar opozitarizmin shqiptar.

Problemi i madh që ka krijuar PD është që ka prishur opozitën politike. Sot jemi në udhëkryq dhe do të duhet të ndahet historia.

PD ose bashkohet, ose ndahet politikisht, ndërsa nëse as duan të bashkohen, as të shohin punën, të ikin në Shqipëri dhe t’i japin mundësi shoqërisë që të krijojë një formacion të ri politik.

Ne nuk do rrimë të vajtojmë PD dhe dy vjet të tjera. Kjo është për shoqërinë se vendi ka nevojë për opozitë. Hapni krahun që shoqëria të krijojë një opozitë tjetër.

Ndër të tjera Kikia tha se nëse në Partinë Demokratike zyrtare rikthehet Lulzim Basha, do konsumohet një histori qesharake që do kthehet në barcaletë, që Basha iku i tha Alibeajt rri mbaj pak derën, se pastaj do vij unë.

Ai shtoi se shanset për mundësi bashkëpunimi janë zero dhe se nëse është për të shkuar te fundi, le të shkohet, nuk është fundi i botës.

Le të ndahen. Opozita shkoi në zgjedhje me idenë se ne e kemi të sigurtë se do fitojmë se qeveria ka mandatin e tretë dhe të gjithë këta njerëzit pakënaqësitë e qytetarëve janë të shumta dhe opozita mendonte se votat e gjithë të pakënaqurve janë të tonat.

Kishte vjedhje votash? Po, shkelje po. Po a ishte shkaku i humbjes së opozitës?. Opozita del dhe thotë e fituam Kamzën por na e vodhën? Ku e di ti, ke bërë sondazhe?

Apo këta 30 vjet kanë votuar për mua dhe do më votojnë. Mungon informacioni në terren. Kush votoi për opozitën? Nga 120 mijë të rinj që votonin për herë të parë as 15 mijë vetë nuk votuan.

Pyetja është pse nuk votuan? Nuk kanë emigruar të gjithë. Ka një bojkot masiv. Pse bojkotuan këta edhe mazhorancën edhe opozitën? Teorikisht duhet të mbështesin opozitën.

Pse nuk e mbështetën ata, shkon tek ata. Opozita ka punë përpara, ka punë për të bërë opozitën dhe sqaruar gjërat e veta, nëse është për tu ndarë, më mirë një fund i dhimbshëm se një dhimbje pafund.

U nda dhe LSI nga PS, Meta në qeveri, u konfliktua me Nanon, u shkëput, u bënë dy parti. U zunë u grinë, dhe në fund u bënë aleatë. Dhe këta nuk u ndanë për çështje ideologjike dhe programore.

Ndarja është e qartë, PD zyrtare nuk pranon Berishën për kryetar, pjesa tjetër ka Berishën për kryetar. Nuk shoh asnjë shenjë bashkimi.

Ose Berisha dhe Basha do takohen diku në qiell dhe do arrijnë marrëveshje, ose secila palë në punë të vetë. Dhe nesër nëse do duan të bëjnë koalicion, është tjetër gjë kjo.

Dy PD-të nuk bashkohen, me gjithë shpresën e mirë të njerëzve. Nuk i ndan boshti ideologjik, por vendimi për të mos pasur një njeri aty. Nuk shoh shumë kimi për të qenë bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy