Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, përmes skype në edicionin e lajmeve në TvT, e ka shfaqur qëndrimin e VV përkitazi me marrëveshjen për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Nagavci tha se kryeministri Hoti ka shkuar në Washington për njohje reciproke por është kthyer me shumë dëme për Kosovën.
“Për vet faktin se kjo qeveri është vet jolegjitime, ajo çka kemi parë në Washington nga ekipi i z.Hotit, është një vazhdim i koncensioneve, që Hoti dhe ekipi i tij dialogues, i bënë në raport me Serbinë. Pasi larguan reciprocitetin dhe vendosen që të ndalin aplikimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ata ishin të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje , ku fillimisht sipas kërkesës së Serbisë u hoq emri i Republikës nga ai dokument, dhe pastaj i dhanë të drejtë Serbisë që të bëhet pjesë e diskutimeve, në burimet natyrore të Republikës së Kosovës siç është pika që ka të bëj me Liqenin e Ujmanit, e morën përsipër edhe një herë heqjen dorë vullnetare nga aplikimi i organizatave ndërkombëtare, i mundësuan Serbisë që të ketë dalje në detin Adriatik dhe një varg qështjesh tjera të cilat u bën në këtë marrëveshje, të cilat ndonëse u quajt marrëveshje ekonomike, është me pika të cilat do të duhej të ishin çështje krejtsisht të brendshme të Kosovës”.
Sakaq, për faktin se e njejta, sipas numrit dy të VV, znj.Nagavci, nuk ka nënshkrimet e të dy palëve që të trajtohet si marrëveshje ndërkombëtare, dhe se sipas saj, as që do të votohet në Kuvend.
“Kjo marrëveshje nuk do të njihet si ndërkombëtare, e njejta as nuk dihet si do të trajtohet në Kuvend, as nuk besoj se do të kalohet në Kuvend, nuk ka dy nënshkrime të të dy palëve që trajtohet si marrëveshje ndërkombëtare , lë shumë dilemma sepse kemi një kopje të nënshkruar nga presidenti Vuçiç, një nga kryeministri Hoti, në anën tjetër të dya thuhet se janë si zotime ndaj SHBA, pra nuk ështe e qartë se si do të trajtohet a është marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë a është mes të Kosovës dhe SHBA, apo tripalëshe, dhe e njejta nuk është sjell akoma dhe sbesoj se do të sillet në Kuvend, nuk jam e sigurtë a do të ketë votat e sigurta dy të tretat e votave, për tu votuar, dhe në momentin që nuk është ratifikuar në Kuvend, ka akoma hapsirë për tu rishqyrtuar”.
Në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë, znj.Nagavci, foli edhe për qëndrimin e Albin Kurtit dhe te VV karshi raporteve me ish-ambasadorin e SHBA në Kosovë, Richard Grenell, për të cilat ajo tha se ato ishin më shumë për të ndikuar në qëndrimin "ngutës" të tij për të arritur me deomos një marrëveshje pa marrë parasysh çmimin që do të paguante Kosova, duke i hequr nocionin "Republikë" nga marrëveshja.
“Ne jemi mirnjohës për ndihmën e SHBA, por ajo që kemi parë me emiratin e SHBA, ish ambasadorin Grenell, kanë qenë më shumë një nguti për të shtyrë përpara një marrëveshje me cdo kusht, duke mos marrë parasysh të drejtat, si në këtë rast, burimet natyrore të Republikës së Kosovës, pra Liqenin e Ujmanit, pra edhe çështje tjera, duke i hequr prej marrëveshjes edhe vet nocionin “Republikë” e Kosovës me kërkesën e Serbisë dhe cështje tjera të ndjeshme, pra dukej qe për Grenell ishte e rendësishme qe gjithsesi të arrihet një marrëveshje pa marë parasysh çmimin që është për vendin, pa marrë parasysh se cilat janë bindjet dhe qëndrimet e qeverisë tonë dhe për këtë arsyes duket që e ka pasur më të lehtë të bashkëpunohet me një person si z.Hoti i cili e din se qeveria është krijuar për të kryer këtë detyrë që e kishte filluar edhe vet me heret Presidenti Thaçi”.
Propozimin për pozitën e presidentit në zgjedhjet e ardhme parlamentare në Kosovë nga partitë politike në vend, znj.Nagavci e quan më shumë për kusuritje partiake, dhe thotë se VV do të angazhohet për një emër kredibël dhe të aftë për detyrën, e jo thjesht për pazare politike.



