Bardhi, amendament për paqen fiskale/ Çipa: Të bëjë transparencë dhe të tregojë kush ka lobuar (VIDEO)

Bardhi, amendament për paqen fiskale/ Çipa: Të bëjë transparencë dhe të tregojë kush ka lobuar (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa tha në studion e MCN Live se Gazment Bardhi duhet të sqarojë nëse amendimet për paqen fiskale i ka bërë individualisht, apo në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.

 

Po ashtu Çipa theksoi se duhet bërë transparencë dhe të tregohet kush kanë qenë personat që kanë lobuar për këto amendime. 

 

Bardhi duhet të sqarojë publikisht nëse  janë amendime të propozuara individualisht, apo në cilësinë e përfaqësimit politik që ai mban si kryetar i grupit. 

 

E dyta, një deputet që ka statusin e kryesuesit të grupit parlamentar më të rëndësishëm të opozitës e ka detyrimin të kalojë përmes një transparence publike. Cila është transparenca publike?

 

Në pikëpamjen teknike, si është lobuar? Kush kanë qenë ndikuesit për sjelljen e këtij drafti propozimesh që ai paraqet në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy