Islandë/ Hyn në fuqi ligji, nuk ka diferencim në pagë mes meshkujve dhe femrave

Islandë/ Hyn në fuqi ligji, nuk ka diferencim në pagë mes meshkujve dhe femrave

Në Islandë ka hyrë në fuqi ligji që detyron të gjitha isntitucionet publike dhe private, me më shumë se 25 punonjës, t’i paguajnë njësoj femrat dhe meshkujt që kanë të njëjtin kualifikim.

Reikiavíku është i pari që e implementon këtë ligj.

Ekspertët thonë se pavarësisht se mosdiferencimi në pagë mund të konsiderohet një hap i madh, mbetet shumë për t’u bërë në aspektin e avancimit në karrierë, për shkak të dominancës së meshkujve, sidomos në ekonomi.

Ligji parashikon gjoba deri në 50 mijë korona (450 euro) për çdo rast të shkeljes së barazisë në pagan ë bazë të kualifikimit. Qeveria e kryeministres Katrin Jakobsdóttir ka parashikuar një zbatim gradual të ligjit.

Institucionet e mëdha kanë kohë deri në vitin 2020, ndërsa ato më të vogla deri në 2025-n.

Vitet e fundit, për shkak të protestave dhe fushatave feministe, të paktën 100 ndërmarrje e kanë korrigjuar diferencimin në pagë. Pengesë tashmë mbetet karriera, ku meshkujt mbeten ende më të favorizuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy