Zbardhet pasuria e Vladimir Putin dhe besnikëve të tij, çfarë deklaruan në vitin 2021

Zbardhet pasuria e Vladimir Putin dhe besnikëve të tij, çfarë deklaruan në vitin 2021

Përveç pasurive brenda dhe jashtë vendit, njerëzit më të fuqishëm në Rusi, duke filluar nga Presidenti Vladimir Putin, deklarojnë të ardhura dhe pasuri shumë modeste.

Në vitin 2021, Vladimir Putin deklaroi të ardhura prej 114 mijë eurosh dhe pronësinë e një apartamenti 77 metra katrorë në Moskë, dy makina të prodhimit vendas, një Volga dhe një automjet fuoristradë Niva si dhe një makinë me rimorkio për pushime në kamping.

Një pasuri mjaft modeste për një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, ajo e deklaruar. Kryeministri i Putinit, Mikhail Mishustin, deklaroi të ardhura vjetore prej rreth 204 mijë eurosh, shumë më të ulëta se ato të gruas së tij, Vladlena Mishustina, e cila pavarësisht se nuk ka një aktivitet të njohur sipërmarrje, mund të mburret me të ardhura vjetore prej 721 mijë eurosh, raporton Corriere della Sera.

Edhe më pak i pasur është ish-Presidenti dhe ish-kryeministri Dmitry Medvedev, me të ardhura mesatare të barazvlefshme me vetëm 94 mijë euro.

Deri pak vite më parë, gazetarët investigativë rusë kishin hetuar shpesh të ardhurat e politikanëve dhe oligarkëve, duke u ndalur tek pronat jashtë vendit. Ndërsa momentalisht, gazetaria investigative është censuruar plotësisht në Rusi, por investigimet vijnë kryesisht nga jashtë.

Ajo që bie në sy është madhësia e përgjithshme, e vërtetë apo e supozuar, e pasurive të fshehura jashtë vendit, përballë fitimeve të deklaruara në autoritetet tatimore të Rusisë, të cilat janë dukshëm të ulëta kur krahasohen me pushtetin e mbajtur nga Putin dhe njerëzit e tij të besuar.

Megjithatë, ka një shpjegim për këtë fenomen, ndonëse paradoksal. Para së gjithash, duhet të kihet parasysh se të ardhurat mesatare të qytetarëve rusë janë të barabarta me 40 mijë rubla në muaj, e cila është thuajse 480 euro.

32 zyrtarët kryesorë të lartë të qeverisë së Moskës, pothuajse të gjithë deputetë të Rusisë së Bashkuar, partisë së Putinit, fitojnë mesatarisht 66 mijë euro në muaj.

Ish-ministri i Kulturës dhe aktualisht kreu i delegacionit për negociatat me Ukrainën, Vladimir Medinsky, deklaroi një pasuri prej 107 milionë rublash në vitin 2021, gati 1.3 milionë euro (krahasuar me vetëm 196 mijë euro të deklaruara një vit më parë).

Duket se është pasuruar edhe Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, i cili deklaroi 141 mijë euro në vitin e fundit, pavarësisht se në 2016-ën i kishte blerë me para në dorë, një apartament në Londër për Polina Kovaleva, vajzën e partneres së tij, shtëpi e cila është paguar për 4.4 milionë paund ose rreth 5.3 milionë euro.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, deklaron të ardhura prej 162 mijë eurosh në Rusi, ndërsa gruaja e tij, ish-kampionia olimpike e patinazhit Tatiana Navka, ka deklaruar 2.4 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy