
Katër persona janë proceduar penalisht dhe dhjetëra parcela janë liruar në Durrës, Kavajë dhe Sarandë, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u vu re se I. K., G. A., K. G. dhe D. B., nga Durrësi, kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.
Ndërkohë në Golem, Kavajë, si rezultatat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë. Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.
Kontrolli mbi vijën bregdetare ka vijuar edhe në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, ku policia Bashkiake së bashku me Task-Forcën e përbërë nga dy grupe të FNSH-së dhe “Shqiponjat” nuk kanë konstatuar asnjë problem.



