
Në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet mocioni për zhvillimin e debatit në lidhje me rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme, kërkuar nga opozita, e para që mori fjalën ishte Jorida Tabaku, e cila paraqiti mocionin.
Nënkryetarja e PD, deklaroi se sot Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, për shkak të politikave të ndjekur nga Edi Rama ndër vite.
Është situata ku inflacioni në rritje, po shoqërohet me rritjen e papunësisë dhe varfërisë. Qeveria vendosi ndryshe, në momentin kur duhej shitur energjia, qeveria bleu dhe në momentin që duhej blerë, shiti. Kriza më e madhe që i ka ardhur Shqipërisë, është kriza e shkaktuar nga koncensionet. Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë. Jo kriza e luftës në Ukrainë. Nuk është rastësi që tregu i karburanteve zotërohet nga oligarkia, nuk është rastësi që çmimi i naftës u ngrit si me buton nga oligarkia e naftës dhe nuk përbën habi që Kryeministri vendit hesht dhe nuk flet asnjë fjalë për këtë monopol ndonëse një hetim i plotë i Autoritit të Konkurencës në 2015 ka evidentuar se ka një treg të monopolizuar të naftës në vend. Kush janë arsyet e çmimi 230 lekë/litër që ndryshon dhe rritet më shumë dhe më shpejt se sa çmimi i naftës në bursë? Taksat vendosura mbi naftën dhe që paguhen nga konsumatori janë 60% e vlerës së naftës që shitet sot në çdo pikë karburanti. Llogaritë për 7 taksat edhe tarifat e vendosura në çdo litër naftë janë prova e qartë ditën për diell se si kjo qeveri ka vendosur taksa në kurriz të qytetarëve.
Sipas Tabakut, opozita ka kërkuar një reduktim dhe një ulje taksash duke pasur parasysh që ngarkesa fiskale e vendosur mbi bizneset dhe familjet, ka prodhuar këtë krizë.
Ajo shtoi se produktet bazë të shportës janë rritur deri në 20%, duke folur për kolaps të jashtëzakonshëm, teksa tha se rritja e çmimeve godet shtresën më të varfër të popullsisë, shoqëruar me pagat më të ulëta në Europë.
Zgjidhja nga qeveria erdhi me krijimin e një bordi alla komunist që vendos se çfarë do të ndodh në treg. Turrja e ministrave në tregje apo markete, pa ndryshuar asgjë. Në një kohë që duhet ndryshimi i TVSH për produktet e shportës.



