Pjesë e grupit që montonte mina, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Pjesë e grupit që montonte mina, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale K. Ç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Vijon operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.    

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:   K. Ç., 26 vjeç, banues në Sarandë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy