Komunikimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Ndërhyrje në fushatë

Komunikimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Ndërhyrje në fushatë

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së dhe ndaj Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, ku kjo e fundit pati një tryezë diskutimi me Bashën.

Rama ka kërkuar që Brukseli duhet të porosisë komisionerët që të mos harxhojnë kohën e punës për të bërë video elektorale me kreun e PD-së.

Sipas Ramës, Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe sipas tij pret që ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e ka gabim.

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shkruan Rama.

Plani i Bashës për arsimin, Komisionerja e BE: Evropa duhet të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy