
Në Rusi, tani makinën e Putinit mund ta kenë të gjithë. Kompania e limuzinave Aurus do të zgjerojë prodhimin për masën në vitin 2020.
Projekti do të nisë zbatimin në fabrikat e kompanisë në rajonin lindor të Tartastanit. Parashikohet që kompania e prodhimit të makinave, “Sollers” të prodhojë 5000 mjete të tipi “Aurus” në vit.
Këto mjete aktualisht janë seri e limituar dhe prodhohen nga Qendra Shkencore për Kërkime mbi Makinat dhe Instituti i Automobilistikës, një agjenci shtetërore.
Maksimumi i makinave të prodhuara në vit është 250. Nivelet aktuale të prodhimit janë shumë më të ulëta se kërkesa që ka tregu. “Aurus Komendant” off-road do të jetë gati për të dalë në rrugë në vitet 2021-2022.
“Aurus” ka lindur nga një projekt i quajtur "Kortezh", i cili kishte për qëllim nxitjen e industrisë së brendshme të automobilëve, duke investuar paratë e taksapaguesve në zhvillimin e një linje vendase makinash presidenciale.
Qëllimi ishte prodhimi në vend i komponentëve të automjetit, duke importuar vetëm ekspertizë, sipas nevojës. Projekti “Kortezh” vlerësohet të ketë kushtuar rreth 190 milionë dollarë gjatë pesë viteve.



