Kriza energjetike/ Tomorri: Rikthehen kufizimet pas 20 vitesh. Mima: Problem menaxhimi

Kriza energjetike/ Tomorri: Rikthehen kufizimet pas 20 vitesh. Mima: Problem menaxhimi

Gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se pas 20 vitesh Shqipëria rrezikon të rikthehet të provojë kufizimet e energjisë.

Ndër të tjera ai theksoi se vendi ynë do të jetë një vendet më të goditura fort sepse nuk kemi arritur asnjëherë të menaxhojmë problemet sic duhen.

Rritja e energjisë dhe po bën gati terrenin për kufizime të energjisë. Shqipëria pas 20 viteve mund të provojë këtë dimër kufizime të energjisë. Është një skenar me probabilitet për të ndodhur këtë vit. Kriza në botë është një gjë dhe ajo që do ndodh në Shqipëri është një gjë tjetër dhe ne do jemi një nga vendet më të goditura, të goditura më fort nga kjo gjë sepse nuk e kemi rregulluar asnjëherë çatinë e shtëpisë sonë. Nëse do marrësh të gjitha ankandet dhe daljet e qeverisë në media mund të bëje një film që do zgjaste gjithë natën dhe do mbaronte në mëngjes, por këtu ka pasur vetëm një film dhe ne nuk kemi ndërtuar asgjë dhe kjo gjeneron në krizë.

Ndërsa për ish-ministrin e Financave Florian Mima, e gjithë kjo vjen si pasojë e krizës së menaxhimit.

Në 2005 kur Berisha u ul në zyrë, arka keshit bosh, e shtetit bosh. Në 2013 që ka ik Berisha ka lënë dhe 1500 megavat hidriocentrale të cilat vijojë të jenë, prodhojnë por nuk i shesin shtetit e eksportojnë sepse Ramës ju duk e shtrenjtë. Nuk sheshin më në shtet. Sivjet ne nuk duhet të blejmë kemi prodhuar deri në fund të shtatorit 7 miliard kw/h dhe ke harxhuar 5 mld, 2 i ke eksptortuar, dhe këtu dalim te kriza e menaxhimit dhe detyrohesh ta blesh më shumë. Po të dalësh ditën e fundit të krizës normale që ditën e fundit do e blesh shtrenjtë duhet të ishte përgatitur. Kjo na çon në atë që unë e quaj krizën e menaxhimit të financave. Por nëse do nxjerrim çmimin e kondertum, nuk ka arsye për ta rritur asnjë cent.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy