Rama: Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq. Pretendimet për dhunë ndaj studentëve janë djallëzore

Rama: Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq. Pretendimet për dhunë ndaj studentëve janë djallëzore

Në makinë me studentin protestues, duke shkuar në Budva për Samitin e Procesit të Berlinit.

 

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama duke ndarë një video me pyetje-përgjigje drejtuar nga një student.

 

Ai thotë se dëshiron dialog me këdo që beson se ai është i keq, por dhunën e cilëson si armik të të gjithëve.

 

Sipas tij, kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve të plagosur, ndryshe nga të gjitha vendet ku ndodh këto ditë diçka e ngjashme, çdo pretendim për dhunë ndaj studentëve, është djallëzore.

 

Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, por dhuna ama është armik i të gjithëve. Policia u qëllua me gurë dhe me zjarr e me lloj lloj saçme, vidash e llastiqe nga ato primitivet dhe reagoi me gaz lotsjellës e me ujë, e në ndonjë rast me gaz lotsjellës, me ujë, e me ndonjë rast dhe me shkop gome dhe plumba gome, mjete të çdo policie në çdo vend demokratik.

 

Dhe kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve të plagosur, ndryshe nga të gjitha vendet ku ndodh këto ditë diçka e ngjashme, çdo pretendim për dhunë ndaj studentëve, është djallëzore. Jam gati ta bëjmë bilancin e zotimit të 2018-ës, por ballë për ballë dhe me fakte dhe jo me retorikë. Unë u kujtova tani të flasë për flamengot? 

 

Kam bërë dhe publikuar një reflektim të tërë, pasi i kam parë dhe dëgjuar, flas për ata të qershorit se ata ishin flamungiot. Sot ka dhe një dritare flamingomirror.al. Për katër muaj i kam dëgjuar më shumë se kushdo, unë atje lart në zyrë, ata në bulevard ku më thoshin “o në burg, o në litar”. 

 

Arrogancë është të thuash populli nuk është ai që të votoi ty, por jemi ne poshtë dritares tënde. Unë nuk kam dëgjuar argumente, por sharje dhe ulërima, për këdo që nuk mendon si ju dhe manipulime pafund me ndihmën e duarve të atyre që nuk e duan Shqipërinë të ngjitet më lartë.

 

Policët e lënduar janë dy herë e gjysmë më shumë se protestuesit bashkë me kalimtarët e lënduar. Ne nuk bëjmë avokatin e askujt nga radhët tona që është vendosur nën akuzë nga drejtësia. Se kur do mbaj përgjegjësi, këtë do ta them kur të vish në dialog. Ik nga rruga e dhunës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy