“Goca mi dreqka” djali nga Peqini me shprehjen virale në tik tok: Videot më dalin natyrshëm

“Goca mi dreqka” djali nga Peqini me shprehjen virale në tik tok: Videot më dalin natyrshëm

Videot virale në rrjete sociale janë bërë argëtimi i shumicës.

Një ndër ta, i riu Ilir Stafa nga Peqini, me qëndrim në Itali, është bërë i njohur në rrjete sociale me videon virale “ Goca mi dreqka”.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai foli për faktin se si e realizoi videon.

Këtë shprehjen “goca mi dreqka” që u bë virale, po ikja për në punë, dhe po shihja ato gocat. Jetoj në Firence dhe e thashë kështu kot kur pashë gocat, më doli natyrshëm, video shkoj shumë virale.

Pastaj është e bukura dhe me pëlqime u pëlqente femrave.

Me gruan ajo s’ka qejf të postoj, nuk është shumë xheloze, por në masë.

Ajo më dha shtysë që të vija këtu, dhe me tha, shko provoje. Komentet janë komente dhe nuk u kthej përgjigje grave, vetëm çunave dhe moshave të treta.

Iliri rrëfeu edhe për rrjedhën e jetës në Itali.

Kam lind në Sinaballaj, një fshat mes Peqinit dhe Rrogozhinës, jam larguar 16 vjeç që aty. Në Itali, ishte ndryshe komplet ndryshe, gjuhën se dija, nuk kisha shokë, as miq, rrija te shpija motrës, rrija vetëm, derisa u kthehej motra.

Punën e parë e mora 17 vjeç, një djal nga Lushnja bënin ngarkim shkarkim me kontenier. Kam punuar 6 muaj dhe ishte e lodhshme se isha fëmijë. Pastaj duke dal duke njohur njerëz. Nga 17 vjeç, duke pastruar, duke parë morëm zanatin, bojaxhi. Krijova ecja vet në punë, mehaxhoja vet, me gjuhën e arrita mirë.

Po çfarë e bën këtë djalë të pëlqehet në rrjete sociale. Ai thotë se videot i dalin natyrshëm gjatë realizmit të tyre.

Viodeot në tik tok i bej për 15 sec, çfarë të më kalon në mendje, dhe i postoj.

Kam një video 1 milion e 700 klikime duke kërcyer në një dasmë, i bëj gjërat aq spontane. Sa që habitesha vet me videot e mia, car shohin njerëzit këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy