Takimi për taksën 100%, ambasadori amerikan largohet duke përplasur derën

Takimi për taksën 100%, ambasadori amerikan largohet duke përplasur derën

Takimi i liderëve të Kosovës me ambasadorin amerikan në Prishtinë ka përfunduar pa rezultat.

Siç raporton RTK, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është larguar i nervozuar duke përplasur derën pas refuzimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës dhe rifillimin e dialogut.

Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e kanë vijuar takimin edhe pas largimit të ambasadorit Kosnett.

Në një prononcim pas përfundimit të takimit, kryeministri Haradinaj tha se taksa është vendim sovran i Kosovës dhe nuk ka pse të kushtëzojë dialogun me Serbinë.

Në lidhje me këmbënguljen e SHBA-ve për ta hequr taksën mbi produktet serbe dhe ndikimin që kjo mund të ketë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Haradinaj tha se “Amerika është familja ime, edhe kur ne nuk ndajmë mendim të njëjtë”.

 “Dëshira ime është që t’i kryej disa detyra të rëndësishme për vendin, buxheti është njëra nga to. Sa i përket taksës, e përsëris që është vendim sovran i Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy