
Përshkallëzimi i protestë së sotme në selinë e PD-së ku mbështetësit e Sali Berishës, kanë arritur të cajnë derën dhe të thyejnë xhamat e derës së PD-së, për analistin Arjan Curri, në emisionin “MCN live” janë të denja për një skenar filmash aksion.
“Të dy liderët e çuan partinë në një ndarje mes babait dhe të birit, tani i biri kërkon pronën e tij.
Dhe në këto situata që pamë sot, njerëz të fortë, të dhunshëm, janë të partë që mercenarizohen nëpërmjet o pagesave apo vetafrohen sepse mendojnë që më vonë, do hajnë një copë tortë, kur tu vijë rradha. Me këto skenarë për filma aksion, është më mirë që PD, nuk i fitoi zgjedhjet sepse u dashka akoma pak kohë që të maturohen. Pamje që turpërojnë tërë shqiptarët



