“Tempulli”/ Operacion antidrogë në të gjithë vendin, mbi 200 të arrestuar

“Tempulli”/ Operacion antidrogë në të gjithë vendin, mbi 200 të arrestuar

Vijon operacioni kombëtar i koduar “Tempulli” në luftën kundër kultivimit dhe shpërndarjes së drogës, ku gjatë orëve të fundit raportohet për mbi 200 të arrestuar.

Nga të dhënat e deritanishme MCN TV mëson se në rrethin e Vlorës janë prangosur 40 persona, në Durrës 66 dhe në Elbasan 30.

Ndërkohë në Tiranë janë vënë në pranga rreth 100 persona, teksa gjatë operacionit është sekuestruar lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis sativa.

Operacioni “Tempulli” ka nisur prej disa kohësh, ku fokusi është goditja e grupeve kriminale të cilat merren me trafik droge.

Detajet e operacionit të orëve të fundit, nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që policia pritet të dalë me komunikim zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy