
Sizmiologu Rrapo Ormeni, për tërmetin e mbrëmjes së të dielës me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos, thotë se u shoqërua me 70 pasgoditje, 15 prej tyre magnitudë 2-3.
Në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se energjia e tërmetit në epiqendër po vjen duke u shuar.
Janë regjistruar rreth 70 pasgoditje, me magnituda më të vogla, çka do të thotë se nuk rrezikohemi nga tërmete më të mëdha.
Nuk ka arsye për panik se pasgoditjet po vijnë duke u zvogëluar dhe drejt shuarjes.
Fakti që ishte më i cekët dhe ndjeshmëria më e madhe dhe në një orë që ishte e qetë bëri që të ndjehet nga të gjithë njerëzit.
Sipas tij këto tërmete janë normale për vendin tonë dhe është mirë që energjia të çlirohet.
Ormeni shtoi se nuk ka arsye për tu shqetësuar se situata po vjen duke u normalizuar.
Në vijim tha se parashikimi i tërmeteve është i pamundur që të bëhet në kohë, por se bëhen studime lidhur me marrjen e masave antisizmike në mënyrë që godinat t’u rezistojnë goditjeve.
Ky nivel magnitude nuk përbën asnjë problem, thjesht ndihet nga njerëzit.



