Lidhur me masat për mbyllje të Maqedonisë së Veriut dhe procesin e vaksinimit në studion e lajmeve të MCN TV në lidhje skype ishte i ftuar mjeku Ilir Hasani.
I ndalur fillimisht te masat dhe arsyen e marrjes së këtij vendimi Hasani u shpreh se kjo nuk është një mbyllje totale por siç tha ai janë mbyllur restorantet dhe kafenetë të cilat janë parë si një burim i mundshëm infeksioni ku grumbuj njerëzish nuk respektonin masat antiCovid.
“Masa nuk është drastike, ne kemi mbyllur restorantet dhe kafenetë për 2 javët e ardhshme. Problematike është parë mosrespektimi i këtyre masave në këto institucione. Edhe pse janë bërë kontrolle të vazhdueshme në këto vende identifikoheshin e grumbullime njerëzish. Kjo ka qenë arsyeja për mbylljen e tyre. Ndërkohë që kemi spostuar edhe orën policore e cila nga ora 22:00 mbyllja tani bëhet në 20:00. Pra kjo nuk është mbyllje totale. Jemi munduar të bëjmë në drejtim të kufizimit të lëvizjes së njerëzve”, u shpreh Hasani.
Ndërsa i pyetur se ndërkohë që ka nisur vaksinimi pse nga ana tjetër regjistrohet një numër në rritje i infektimeve, mjeku Hasani shpjegoi se, “Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut ka filluar nga dita e djeshme dhe është mëse evidente se rezultatet do vijnë dy muaj më pas më së paku. Ditën e djeshme kemi vaksinuar rreth 3 mijë qytetarë dhe shpresojmë që ata të arrijnë imunitetin”.
Intervista
Do të doja të ndaleshim pak në vendimin e qeverisë për mbylljen e plotë të vendit. Çfarë ju bëri ta ndërmerrnit këtë vendim dhe për sa kohë do të jetë në fuqi?
Hasani: Masa nuk është drastike e kemi mbyllur restorantete dhe kafenetë për 2 javët e ardhshme. Problematike qshtë mosrespektimi i këtyre masave në këto ionstitucione. Edhe pse bënin kontrolle të rregullkta identifikoheshin vende me grumbullim nerëzish. Kjo ka qenë arsyeja për mbylljen e tyre. Përvec hoteleve në vendin tonë. Ndërkohë që kemi kthyer orën policore nga 10 në 8. Jo mbyllje totale. Kemi munduar të bëjmë në drejtim të kufizimit të lëvizjes së njerëzve.
Hasani, aktualisht në Maqedoninë e Veriut, cilat lloj vaksinash po përdoren. A ka pasur ndonjë moment stepjeje nga ana e qeverisë suaj për të mos përdorur vaksina të caktuara, pas publikimit të rasteve me efekte anësore në vende të ndryshme të botës?
Hasani: Së pari kemi filluar me Pfizer në një numër shumë të limituar ku janë vaksinuar mjekët të cilët ishin dhe në vijën e parë të frontit me virusin. Pastaj kemi vijuar me Sputnik dhe AstraZeneca. Nuk kemi përjashtuar asnjë nga vaksinat duke synuar imunizimin e sa më shumë qytetarëve. Për momentin po bëhet imunizimi i moshësh 77-vjeçare. AstraZeneca po aplikohet në vendin tonë ende. Presim që në ditët e ardhshme të kemi komunikim direkt nga EMA në bazë të të cilit do vendosim si do vazhdojmë me AstraZeneca. Jemi të hapur për të gjitha vaksinat që kemi mundësi të sigurojmë.
A jeni dakord ju për pasaportën e vaksinës?
Hasani: Insistojmë që do duhet për të gjithë ata që janë të imunizuar të kenë një pasaportë vaksinimi. Nuk ka faj qytetari që pranon një apo tjetër vaksinë të mos marrë pasaportën. Të gjithë të vaksinuarit duhet ta kenë një të tillë.



