Një burrë 44-vjeçar vdiq dje në Filipine nga koronavirusi i ri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), e cila njofton se kjo është vdekja e parë jashtë Kinës. Burri, një qytetar kinez që banonte në Wuhan, qyteti i identifikuar si epiqendra e shpërthimit të epidemisë, kishte manifestuar simptomat e koronavirusit të ri gjatë udhëtimit të tij pët në Filipine.
"Është vdekja e parë e njohur jashtë Kinës," shpjegoi Rabindra Abeyasinghe, përfaqësuese e OBSH-së në Manila. Shumë vende kanë vendosur të mbyllin kufijtë në përpjekjet për të kufizuar përhapjen. Numri i vdekjeve për shkak të epidemisë, sipas të dhënave të përditësuara dje ka arritur në 304 në Kinë, me infeksione të konfirmuara që sa vijnë e rriten e deri më tani njoftohet se janë 14.411 raste.



